Google ADS

Mickoski pas takimit me Merkel: Javën tjetër do ta sjellim qëndrimin përfundimtar për referendumin

17:02 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas takimin me kancelaren Angela Merkel tek Ambasada e Gjermanisë në Shkup deklaroi se “gjatë javës së ardhshme trupat partiak të OBRM-PDUKM-së do të kenë mbledhje dhe do të sillet në fuqi qëndrimi përfundimtar për referendumin”.

Mickoski në takim tha se takimi ka qenë në atmosferë miqësore mes dy partive si motra, që janë pjesë të Partisë Popullore Evropiane duke e raportuar kancelaren Merkel për gjendjen aktuale politike në vend dhe se theks i veçantë është vendosur në referendumin e 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim i theksova pozicionet që OBRM-PDUKM-ja i kishte gjatë periudhës së kaluar, gjegjësisht përse OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pranojë këtë marrëveshje dhe nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes. I përsëritëm të njëjtat pozicione dhe e informuam kancelaren Merkel për aksionin tonë në kuadër të ashtuquajturës “Verë për Maqedoninë”, deklaroi Mickoski.

Ai nuk dëshironte të komentojë se cili ka qenë mesazhi që ja ka përçuar kancelarja Merkel, duke thënë se nuk është etike të deklarojë diçka që është thënë personalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme