Mickoski, paralajmëron protesta masive në muajin maj

12:19 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Lideri i VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë në intervistë për televizionin Alfa, ka paralajmëruar protesta masive të VMRO-DPMNE-së nëpër rrugët e Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE nuk do të kthehet derisa nuk do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllim të mbrojtjes në interesave nacional dhe shtetëror të Maqedonisë”, deklaroi Mickoski.

Mickoski theksoi se protestat do të fillojnë nga muaji maj dhe do të zgjasin deri në zgjedhjet e radhës parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme