Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në kuadër të vizitës së tij në Bruksel realizoi takim edhe me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul.
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, sfidat e Maqedonisë dhe bashkëpunimi reciprok me Partinë Popullore Evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kreu i OBRM-PDUKM-së, shprehu shqetësimin për gjendjen e korrupsionit dhe krimit në Maqedoni.
“Organizatat ndërkombëtare Maqedoninë e njohin si prodhuese të korrupsionit që mbrohet nga shteti. Këtë e thotë edhe raporti i fundit i ‘Transaprency International’ ku Maqedoninë e ka vendosur në fund të Evropës. Këtu është edhe gjendja e rëndë ekonomike, thuajse BPV-ja më e vogël në Evropë me rritjen më të ulët në Evropë”, tha mes tjerash Mickoski.
Mickoski dhe Daul shprehën angazhimin e përbashkët për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit të OBRM-PDUKM-së me Partinë Popullore Evropiane./Telegrafi/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...