Mickoski: OBRM-PDUKM do të fillojë bisedimet me shumicën parlamentare

17:28 | 4 Gusht 2020
A. B.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që disa deputetë nga koalicioni LSDM të mbështesin programin e partisë së tij.

Ai thotë se OBRM-PDUKM në periudhën e ardhshme do të përpiqet të formojë një shumicë parlamentare bazuar në filozofinë politike, por jo në pazare politike.

“Personat, të cilëve u besoj pafund, që janë pjesë e kësaj përbërje parlamentare dhe janë pjesë e grupit parlamentar “Për ripërtëritjen e Maqedonisë”, nuk besoj se ka ndonjë prej tyre që do të mbështesë programin që ka ofruar Zaevi”, tha Mickoski.

Ai tha se çdo familje maqedonase është futur në borxh prej 2.000 euro.

Mickoski gjithashtu premtoi luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme