Për liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoskin propozimi i Kryeministrit Zoran Zaev, pushteti ekzekutiv që do të shpërndahet sipas forcave në Kuvend, pra sipas mandateve dhe votave të fituara në zgjedhjet parlamentare është i papranueshëm.
Për Mickoskin është e pranueshme vetëm formimi i qeverisë teknike nga ekspertët.
“Kjo qeveri do të bjerë, dhe do të bjerë nga populli. Nëse Zaev është mjaft i arsyeshëm, ai do të kuptojë se opsioni i vetëm është qeveria teknike e përbërë nga ekspertë që do të duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski për “DW”.
Ndër të tjera, Mickoski njofton një “ofensivë pranverore” me protesta dhe aktivitete të tjera që duhet të bëhen mëtej.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...