Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se deri në këtë moment nuk ka informacione për rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Siç vlerësoi sot, gjendja është stabile dhe e konsoliduar, ndërsa Qeveria, edhe krahas tl gjitha sfidave merr masa në kohë që të mos ketë goditje çmimi dhe të ketë energji elektrike.
Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, për javën e ardhshme paralajmëroi “surprizë të këndshme” lidhur me sigurinë e energjisë dhe furnizimit me energensa.
Vauçerë për inverterë për amvisëri, siç informoi kryeministri, do të ketë edhe vitin e ardhshëm.
“Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Dimri do të jetë sfidues, duke marrë parasysh se çfarë po përballet Evropa dhe cilat janë parashikimet e motit. Në emër të kësaj kemi marrë masa që të mos ketë goditje çmimi dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike. Se si do të përfundojë varet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë”, theksoi Mickoski pas inspektimit të punimeve të ndërtimit të seksioneve në Veles.
Ai përkujtoi se kjo Qeveri e ka filluar mandatin e saj me vendimin e asaj të kaluar, e cila ka siguruar 85 për qind të nevojave të qytetarëve nga 1 korriku deri më 31 dhjetor.
Informon dhe se para se të vijë në Veles ka pasur një takim me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, nga e cila është informuar se mbi 85 për qind e vauçerëve për inverter janë ndarë për më pak se dy ditë./telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë