Si shtet dhe si shoqëri nuk jemi të suksesshëm në pjesën e ballafaqimit me korrupsionin dhe krimin. Fakt është se askush nuk ka arritur dhe fakt është se edhe shumë duhet të punojmë në sferën e transparencës, krimit dhe korrupsionit, tha sonte lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Asnjë Qeveri nuk ka arritur. Kanë mundur të gjithë qeveritë nga pavarësimi e deri më tash të bëjnë shumë në këtë plan, por për fat të keq nuk arritën. Nuk mund edhe unë të premtoj çudira, por mund të premtoj se do të kemi rezultat më të mirë në vitin e dytë të qeverisë së re se ai në vitin 2015 të Transparency International”, tha Mickoski në emisionin “Samo intervju”, në “Kanal5”.
Ai theksoi se nuk mund të bëhet reformator njeri, i cili, siç tha, në jetën e vet ka qenë politikan i amnistuar dhe ka hyrë në mandatin me proces aktiv gjyqësor dhe shtoi se rasti me përcaktimin e paraburgimit shtëpiak për Dragi Rashkovskin nuk mund ta kthejë besimin në gjyqësi.
Sipas tij, niveli i korrupsionit në vend është shkak për të cilin nuk ka asnjë investim të huaj, edhe pse jemi vend anëtar i NATO-s, e këtë, siç thotë, e konfirmojnë edhe përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe Departamentit të Shtetit.
“Jemi të fundit në rajon sipas investimeve të huaja, sepse jemi të parët sipas krimit dhe korrupsionit në eshalonet më të larta shtetërore”, tha Mickoski dhe i përmendi dokumentet legalisht të dhëna për udhëtim, të cilat, siç tha, i shfrytëzojnë narko-dilerët ballkanik dhe evropian, madje edhe në Brazil.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...