Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot vizitoi shtabin e partisë në Karposh të Shkupit ku realizoi takime me qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e partisë.
“Isha në Karposh. Njerëzit janë të dëshpëruar. Po vërtetohen mashtrimet që i bën Zoran Zaev. Para zgjedhjeve për ta fituar besimin nga qytetarët te një pjesë e njësisë zgjedhore një dhe te njësia zgjedhore dy në pjesën e Gazi Babës premtonin ulje të çmimeve të parnos. Pa zgjedhjeve shihet se sa larg jemi nga ai premtim, përkatësisht se kanë gënjyer për këtë”, theksoi Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai ceku se Propozim-ligji që është dërguar në procedurë kuvendare për ndryshime të tatimeve është në lexim të dytë dhe askund nuk parasheh ulje të TVSh-së për ngrohje nga 18 në 5 për qind.
“Norma e TVSh-së për ngrohje të llogarive që i marrim për ngrohje në shtëpi mbetet e njëjta dhe është 18 për qind dhe nuk është ulur në 5 për qind”, potencoi Mickoski.
Ai nga Karposhi porositi se grupi kuvendari i OBRM-PDUKM-së do të ngrit amendament për uljen e kësaj norme ashtu siç është premtuar.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...