Mickoski: Nëse Zaevi do t’i përkulet Bullgarisë, atëherë do t’i ndodhë populli

14:40 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski u shpreh sot se në rast se Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaevi arin marrëveshje me Bullgarinë, duke pas parasysh interesat kombëtare, atëherë do ta mbështes, në të kundërtën do ta kundërshtoj me çdo formë të mundshme demokratike, duke mos përjashtuar as protestat në gjithë vendin.

“Në rast se qeveria arrin zgjidhje, duke mbrojtur gjuhën tonë dhe historinë, në rast se qeveria arrin marrëveshje duke mos heq dorë nga pakica jonë në Bullgari, në rast se qeveria arrin zgjidhje që do të mbroj historinë, në raste se qeveria arrin zgjidhje që okupatorët të mos shndërrohen administrator, atëherë unë do të qëndroj këtu para jush do tua shtrëngoj dorën dhe do tu uroj për marrëveshjen. Por njëkohësisht në rast se qeveria tenton të negocioj për zgjidhje që mohon identiteti dhe gjuhën tonë, për zgjidhje që do ti nënçmoj heronjtë tonë, apo në rast se arrin marrëveshje duke lënë pas dorë pakicën tonë, atëherë unë ju premtoj se do t’ju ndodhë populli, në të njëjtën ditë nëpër gjithë Maqedoninë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme