Mickoski: Nëse ka kongres të jashtëzakonshëm nuk do të kandidoj

20:49 | 29 Shtator 2020
A. B.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Top Tema në televizionin Telma nuk u përgjigj në mënyrë precize nëse ndjen përgjegjësi për humbjen në zgjedhje. Mickoski tha se edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka humbur në zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Mickoski thotë se përgjegjësinë e tij e ka treguar me nismën e tij për kongres të jashtëzakonshëm ndërsa Komiteti Qendror i partisë së tij në mënyrë unanime ka refuzuar.

“Edhe nëse ka kongres të jashtëzakonshmëm, unë nuk do të kandidoj”, tha Mickoski.

Ai tha po punon sipas statutit të partisë që e ka përshëndetur edhe Partia Popullore Evropiane./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme