Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot ka pranuar në takim disa qytetarë të cilët protestuan para Kuvendit dhe kërkuan takim me të para selisë së partisë.
Sipas AIM, Mickoski protestuesve ju ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të dalin në protesta, por do të veprojnë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa kryetari i Shoqatës “Makedonium”, Strasho Olumçev, tha se Mickoski ju ka thënë se do të jetë më mirë që deputetët të veprojnë në Kuvend dhe të ndalojnë kryeministrin Zoran Zaev, nga siç thonë, sjellja e vendimeve të dëmshme.
Ai shtoi se do të vazhdojnë me protestat për çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...