Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me Mini Shengenin theksoi se përveç anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, alternativë tjetër për Maqedoninë nuk ka.
“Alternativë për Maqedoninë krahas anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian nuk ka. Çdo nismë rajonale është e mirëseardhur, por s’duhet të jetë alternativë. Maqedonia menjëherë në këtë vit duhet t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian për shkak se e meriton për më shumë se 10 vite”, tha Mickoski.
Sipas tij, Maqedonia ka përmbushur kriteret por për fat të keq, me pengesa artificiale Maqedonia nuk ka nisur bisedimet.
“Ne menjëherë duhet t’i nisim bisedimet si shtet dhe Bashkimi Evropian duhet ta bëjë këtë sivjet në samitin që do të mbahet gjatë muajit dhjetor. Alternativë për Bashkimin Evropian nuk ka”, tha Mickoski./Telegrafi/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...