Google ADS

Mickoski me ofertë për gjendjen me coronavirusin

19:27 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një konference për shtyp ofroi plan se si të mbulohet bara buxhetore prej 1.2 miliardë euro.

Mickoski propozon që krahas borxhit prej 400 milionë eurove nga bankat komerciale dhe 200 milionë nga FNM dhe Banka Botërore, para të sigurohen edhe përmes letrave me vlerë, , më pas mjetet që paguhen në fondin e dytë pensional gjatë krizës të shkojnë në fondin e parë shtetëror, njofton telegrafi maqedoni.

“Ja një mënyrë se si do të sigurojmë 35.36 miliardë denarë bashkë me ato 600 milionë euro si nisëm që t’i sigurojmë. Ua shtroj dorën që të ulemi dhe të bisedojmë.

Mickoski propozon që në vend të uljes së pagave për të gjithë administratën në 14.500 denarë, të bëhen shkurtime prej 10 për qind.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme