Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, nëpërmjet një postimi në Facebook e ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy shokë të tij ka qenë në një restorant të Shkupit.
Ai thotë se nuk ka pasur njohuri për protokollet e reja, si dhe shprehet i gatshëm për të paguar gjobën në rast se ka bërë shkelje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme. Duke e defokusuar opinionin me atë ‘betejë epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë, me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i paaftë”.
“Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë”, ka shkruar Mickoski.
Ndryshe, mbrëmë udhëheqësja e Departamentit të Inspektimit Meri Proja Prodanovska, tha se policia ka hasur në vështirësi gjatë kontrolleve në një objekt në rrugën “Boemska”.
Ajo njoftoi se policët kishin hasur në një politikan, e që ai kishte qenë Hristijan Mickoski.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë