“Njerëzit i lëshojnë vendbanimet, me vete marrin edhe familjet, Maqedonia boshatiset, qindra mijëra bashkëqytetarë tanë lëshuan vendin për një jetë më të mirë”, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në takim me qytetarët e komunës së Novacit.
“Jo vetëm që nuk i kthyen emigrantët që kanë emigruar më parë, por qindra mijëra qytetarë tanë e lëshojnë Republikën e Maqedonisë dhe më pastaj do ta dëgjoni Zoran Zaevin me guxim të thotë se ka marrë emigrantë për shkak se nuk ka pasur forcë punëtore.Njeri nuk din nëse të çuditet, të qeshet apo të qajë. Tragjedi të këtillë dhe komedi në të njëjtën kohë as Shekspiri nuk ka mundur ta shkruajë si atë Zaevit”, theksoi Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i opozitës maqedonase të pranishmëve ju kërkoi mbështetje për kandidaten për kryetar shteti, Gordana Siljanovska Davkova, duke cekur se vetëm ajo mund të sjell drejtësinë në Republikën e Maqedonisë.
“Vota për Pendarovskin është votë për Zaev, dhe me këtë edhe vazhdim i të gjithë padrejtësive që i ndodhin Republikës së Maqedonisë. Njerëzit me sharrë i presin frytet, për shkak se nuk kanë përfitim nga ky pushtet, kemi raste ku 500 njerëz për një ditë emigrojnë jashtë vendit. Ikin për shkak se këtu nuk e shohin të ardhmen. Dhe derisa kjo ndodh Zaev thotë se ka marrë emigrantë si forcë punëtore. Ky njeri është pa koncept, ky është njeri që dëmton shtetin tonë”, tha Mickoski.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...