Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me një delagacion nga Bundestagu i Republikës së Gjermanisë, i cili ishte i udhëhequr nga kryetari i Komosionit për Çështje Evropiane, Gunter Krichbaum.
Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim Mickoski ka afirmuar qëndrimet e partisë së tij për përshpejtim të procesit të integrimeve të Maqedonisë në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithashtu Mickoski ka theksuar se Maqedonia duhet të vazhdojë me thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Ata shtojnë se bashkëbiseduesit në takim janë dakorduar se ndihma e Gjermanisë në procesin e eurointegruese të Maqedonisë është me rëndësi të madhe.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...