Mickoski: Mandati u uzurpua nga Zaevi

15:16 | 13 Gusht 2020
A. B.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar pasi presidenti Stevo Pendarovsi ia dha mandatin Zoran Zaevit, për ta formuar qeverinë e re.

Mickoski tha se Pendarovski ia dha mandatin Zaevit pa asnjë dëshmi se ai ka siguruar shumicë parlamentare.

“Pa asnjë provë që është e nevojshme për të pasur një shumicë parlamentare prej të paktën 61 deputetëve, ai i dha mandatin për formimin e një qeverie të re deputetit Zoran Zaev. Pa prova dhe konfirmim se ai ka shumicën, ai ia dha mandatin, mandati u uzurpua nga Zaevi”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, pasi e mori mandatin sot, Zaev tha se do të formojë qeveri stabil dhe që do të jetë e liruar nga nacionalizmi./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme