Kryetari i OBRM-PDUKM-së, në konferencë për shtyp tha se “shtyrja me dhunë dhe kontrabandimi i Ligjit për Prokurori Publike vërteton qëllimin e Zaevit për të ikur nga përgjegjësia për skandalet, krimet dhe aferat që ndërlidhen me dyshimet për keqpërdorime por edhe frika e Qeverisë nga disfata në zgjedhje”.
“Zaev me Ligjin për Prokurori Publike dëshiron të mos vlejnë përgjimet ilegale dhe të kryejë operacion për amnisti. Kjo amnisti është për Zaevin dhe familjarët e tyre, amnisti për udhëheqësinë e partisë së tij dhe funksionarëve të Qeverisë për të cilët ka dyshime se janë përfshirë në aktivitete ilegale dhe amnisti për një pjesë të vogël të ish-udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së, apo më saktë për ata që janë nën mbrojtjen e tij dhe vendosën të punojnë për interesin e Zaevit”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mickoski thotë se çdo jurist e ka të qartë se bëhet fjalë për ligj kundër Kushtetutës.
“Ligj ku po zbatohet drejtësi përzgjedhëse, përkatësisht padrejtësi, ku materialet përgjuese nuk do të vlejnë për Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij dhe shërbyesit e tij, por për të tjerët do të vlejnë”, tha Mickoski.
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...