Mickoski: Lideri i partisë Integra është paguar nga partitë tjera politike për ta dëmtuar opozitën

15:35 | 13 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se lideri i partisë Integra është paguar nga partitë tjera politike për ta dëmtuar opozitën dhe për të përçarë një pjesë të votave.

“Ne para zgjedhjeve bëmë thirrje për unifikim të frontit opozitar, por për fat të keq një pjesë e atyre partive politike që janë nga Kuvendi, e që deklaroheshin si opozitare, siç është rasti me liderin e Integras, kemi informacione dhe dëshmi se janë financuar nga parti politike për të funksionuar në atë mënyrë”, tha Mickoski.

Mickoski tha se personat që tashmë janë me të dhe kanë qenë pjesë e Integras vërtetojnë këto dyshime ndërsa motivi ka qenë që të dëmtohet opozita dhe të përçan votat.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Mickoski paralajmëroi unifikim të frontit opozitar.

“Grupime, shoqata, individë, parti politike janë ato struktura që do ta unifikojnë bllokun opozitar kundër kësaj mafie që ndodhet në Qeveri”, tha Mickoski./

Të ngjashme