Edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski u shpreh kundër deklarimit të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se operimi për ndryshim të gjinisë do të mbulohet nga Fondi Shëndetësor.
“Despotizmi i despotit nuk ka fund. Kur qytetarët ankohen për shkak të shëndetësisë jocilësore ku çmimi jo rrallë herë paguhet me jetë njeriu dhe pushteti nuk ka zgjidhje, tani pushteti paralajmëron ndërrim të gjinisë në faturën e shtetit”, shkruan Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mickoski më tej shton se ndërrimi i gjinisë është e zgjedhje, ndërsa trajtimi i sëmundjes është një domosdoshmëri.
“E drejta për jetë është më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ndryshimi i gjinisë s’duhet të bëhet me paratë e qytetarëve”, shkroi Mickoski në rrjetin e tij social ‘Facebook’.
https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1261428264032630
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës