Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në debatin e sotëm më Zoran Zaevin, për coronavirusin tha se Maqedonia mbetet rekordere për nga numri i vdekjeve në krahasim me vendet e rajonit dhe e gjithë kjo vjen pas kalkulimeve të Zavit dhe Filipçes.
“Jemi rekord për nga numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë Covid-19, dhe e gjithë kjo për shkak të kalkulimeve”, tha Mickoski i cili tha se në vend që në Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të jetë me infektologë, aty ka politookologë.
Mickoski me diagram për gjendjen në Maqedoni, për nga numri i vdekjeve nga coronavirusi në 100 mijë banorë, në krahasim me rajonin tha se ne jemi rekorder për nga numri i të infektuarve nga coronavirusi.
“As Zaev, as Filipçe pas 15 korrikut nuk do të kenë mundësi të vendosin për shëndetin e qytetarëve, lajmi i mirë është se do të vinë persona kompetent, persona që dinë të menaxhojnë”, tha Mickoski.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...