Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se deputetët e partisë së tij janë të gatshëm të krijojnë kuorum në Kuvend për katër ligje që lidhen me krizën, në rast se vendosen në rend dite nesër.
“Në mënyrë që të mos ketë justifikime dhe të dalë në sipërfaqe fakti kush punon për interesat e qytetarëve dhe kush për interesin e tij personal, unë i kërkoj Kuvendit në seancën e nesërme ku parashikohen pyetje deputetësh, para saj të caktohet seancë me katër ligjet që janë me interes për qytetarët, ekonominë dhe që lidhen me situatën e krizës, ose më saktë: Vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të virusit korona dhe ndryshimet në ligjin pr mbështetje financiare të punëdhënësve, mbështetje financiare për personat fizik që janë të vetëpunësuar dhe janë goditur nga kriza dhe ndryshimet në ligjin për tatimin e të ardhurave personale. Theksoj edhe një herë, edhe pse mbështetja nga Qeveria është e vogël dhe e pamjaftueshme për kompanitë dhe qytetarët, ajo përsëri do të mbështetet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Kjo është një kërkesë e hapur. Qeveria dhe LSDM-ja të ndalojnë manipulimet dhe sjelljet e papjekura. Qytetarët nuk duhet të mbahen peng nga një qeveri e paaftë- tha Mickoski./alsat
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...