“Ne besojmë në drejtësi dhe nuk pranojmë asnjë tregti me të drejtën dhe të vërtetën. Të akuzuarit janë të pafajshëm, viktima të përndjekjes politike nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Zaev në fjalimin e tij kishte mundësi t’ju kërkojë falje familjeve të tyre për atë që ata kanë kaluar viteve të fundit, por ai vendosi që me stilin e tij manipulues të kushtëzojë – mbështeteni Marrëveshjen me Greqinë dhe më pas do të ketë amnisti. Turp”.
Këtë e ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Deutsche Welle” në lidhje me thirrjet e kryeministrit Zoran Zaev se është i gatshëm që t’i fal të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e nënkryetarit të partisë së tij Mitko Jançev, që amnistia të pranohet, Mickoski tha se ai është qëndrim i tij personal.
I pyetur nëse ka mundësi që të gjejnë gjuhë të përbashkët me Zaevin për marrëveshjen, Mickoski tha se çdo hap tjetër do të shkaktonte tensione të reja në këtë proces.
“Çdo përdhunim i mëtejshëm i këtij procesi, do të prodhojë tensione shtesë dhe polarizime në shoqëri, ndërsa fajtori i vetëm për këtë është Zoran Zaev, i cili premtoi diçka që nuk mund ta përmbushë. Si u refuzua propozimi “Maqedonia Ilinditase”? Tsipras tha se nuk ka 151 deputetë që do ta përkrahin këtë propozim, atëherë pse Zaev nuk thotë se “nuk kam dy të tretat e shumicës dhe nuk e pranoj propozimin “Republika e Maqedonisë Veriore”, thotë Mickoski.
Ai u përgjigj edhe për vendimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili dje gjatë seancës për ndryshimet kushtetuese nuk e lejoi që të flas nga foltorja e Kuvendit. Mickoski tha se qëndrimin e tij do ta dëgjojë opinioni pavarësisht se në cilin vend./Telegrafi/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...