Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, konsideron se fundi i muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator, janë periudha më të mira për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai tha se duhet të merret parasysh shëndeti i qytetarëve, ndërsa shtoi se kjo periudhë është më e përshtatshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski në intervistë për TV Klan, tha se LSDM mendon ndryshe në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ata mendojnë se ministri i tyre ka simpati tek disa qytetarë dhe mendojnë se do të marrin mbështetje. Por ka edhe qytetarë të cilët nuk do të dalin për shkak të frikës nga virusi, por edhe për shkak të dëshpërimit nga kjo qeveri, e cila ka premtuar shumë, ndërsa nuk ka bërë asgjë”, tha Mickoski.
Ndryshe, data e zgjedhjeve akoma nuk është caktuar, ndërsa pritet të bëhet në takimin e ardhshëm të liderëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...