Kryeministri Hristijan Mickoski, sot deklaroi se qeveria e tij për gjashtë muaj ka treguar se vendi mund të qeveriset me llogaridhënie dhe transparencë. Ai tha se këto do të mbeten prioritet i tij edhe në të ardhmen.
“Normalisht që kemi muajin e gjashtë që funksionojmë si Qeveri dhe gjithmonë mundohemi të jemi sa më transparentë. Gjithmonë përpiqem t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve, nuk ka pyetje të kërkuara apo të pakërkuara, por sa herë që më kanë bërë nuk kam shmangur një teme të vetme”.
“Sigurisht që ka vend për përmirësim, gjithmonë ka vend për të qenë më të mirë. Por e vlerësoj që deri më tani kemi treguar një cilësi tjetër, që për ne nuk ka pyetje të tilla apo të këtilla, media të tilla apo të këtilla, por si Qeveri ne përpiqemi t’i japim përgjigje çdo pyetjeje dhe çdo media që na arrin”, tha Mickoski.
Ai foli edhe për dorëheqjen e kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, ndërsa tha se çdokush që nuk do t’i plotësojë pritshmëritë duhet të largohet.
“Vlerësoj që ky Këshill Gjyqësor dhe vlerësoj që drejtësia dhe prokuroria, kanë dështuar. Dhe kjo nuk duhet të jetë përjashtim, duhet të jetë rregull në të ardhmen që kushdo që nuk e arsyeton besimin e qytetarëve, të largohet, pavarësisht se çfarë roli ka në shoqëri”, theksoi Mickoski./Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje