VMRO-DPMNE do ta njohë regjistrimin e popullsisë rezidente që është në Maqedoni midis 5 dhe 30 shtatorit, pjesa tjetër është evidentim i diasporës. Ky është pozicioni i VMRO-së edhe tani edhe në të ardhmen, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për TV21.
Ai shtoi se migrantët me shtetësi të Maqedonisë nuk duhet të regjistrohen, por kur bëhet fjalë për zgjedhjet ata kanë të drejtë të votojnë, transmeton arbresh.info.
“Por regjistrimi është diçka tjetër. Ata që kanë kanë paraqitur vendbanimin në vende të tjera janë të regjistruar në vende të tjera dhe nuk mund t’i regjistrojmë 13 herë. Rezultate të tilla nuk do të pranojmë. Edhe sipas metodologjisë së Eurostatit, dihet se çfarë nënkupton evidentim i diasporës, dhe se çka është saktësisht regjistrimi i popullsisë rezidente dhe familjeve”, tha Mickoski.
Përndryshe, Regjistrimi i popullsisë u prit të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021, por liderët maqedonas Zaev dhe Mickoski në takim liderësh ranë dakord që regjistrimin ta zhvillojnë nga 5 deri më 30 shtator. Regjistrimi i diasporës filloi nga një marsi.
Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor./arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...