Mickoski: Bllokimi nga ana e Bullgarisë, katastrofë kombëtare

19:56 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Opozita kërkon përgjegjësi nga kryeministri, Zoran Zaev për bllokadën e Bullgarisë.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kërkoi shpallje të zgjedhjeve të parakohshme dhe formim të një qeverie teknike.

“Kjo katastrofë kombëtare që ia solli Zoran Zaev popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe shtetit maqedonas. Do të ishte më e ndershme që ai dhe ekipi i tij i politikanëve menjëherë të largohet, të vijnë njerëz që do ta ngritin shtetin nga pozicioni nën 0 që e ka vënë”.

“T’i lëshojnë menjëherë pozicionet dhe të organizojnë zgjedhje, që do të mbahen në afatin që do ta rekomandojnë institucionet shtetërore. Tani mbase duhet të mendojmë për idenë e Aleancës për Shqiptarët, një Qeveri teknike ose ndonjë lloj tjetër”, tha Hristijan Mickoski./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme