Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas dëshmisë në Gjykatën Penale tha se askush nga VMRO-DPMNE nuk ka organizuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Mickoski këto ngjarje i cilësoi si vetë-organizim të popullit.
“As Komiteti Ekzekutiv, as cilido anëtarë i VMRO-DPMNE-së nuk është pjesë e këtij vetë-organizimit të popullit që ndodhi në atë periudhë. Bëhet fjalë për proces të montuar politik, që ka për qëllim të vetëm të dëmtojë VMRO-DPMNE-në, proces politik që ka për qëllim të ushtroj terror politik mbi aktivistët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së, proces politik nga i cili dikush përfitoi ndërsa dikush seriozisht humbi, pas 27 prillit seriozisht humbi VMRO-ja, ndërsa qeveri formoi LSDM-ja dhe Zoran Zaev”, tha mes tjerash Micksoki./alsat
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza