Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, në pres konferencën e sotme në Bruksel informoi se Samiti BE-Ballkani Perëndimor që duhej të mbahej në maj nuk anulohet.
“Ne planifikojmë javët e ardhshme ta mbajmë samitin në formën e një video-konference, pas konsultimeve me presidencën kroate, për ta inkurajuar bashkëpunimin me rajonin”, tha Michel.
Ai theksoi se nuk ka asnjë problem në shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë, por dërgoi një mesazh për qeveritë në rajon që kriza shëndetësore nuk duhet t’i ngadalësojë ose t’i ndalojë përpjekjet e reformës së nevojshme për anëtarësimin në BE.
Kryetari i Këshillit Evropian sqaroi se shtyrja e cikleve zgjedhore të planifikuara në Maqedoninë e Veriut ose kudo tjetër është një vendim i justifikuar duke i pasur parasysh rreziqet sanitare.
I pyetur në lidhje me masat shtrënguese dhe karantinën në disa vende të rajonit, të cilat janë kritikuar nga ana e shoqërisë civile, kryetari i i Këshillit Evropian nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por kujtoi se rregullat e BEsë për sundimin e ligjit vazhdojnë të zbatohen për aq kohë sa vazhdon kriza, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do t’i fillojnë së shpejti bisedimet për anëtarësim në BE.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj