Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 tha se qëndrimi i tij në lidhje me kuadrot e partisë së tij të përfaqësuara në Qeveri dihen dhe se kjo nuk është më e mira e BDI-së.
Sipas tij, ky përfaqësim i BDI-së në Qeveri nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar partinë në ekzekutiv dhe se kjo vërtetohet me veprimet e deritanishme.
“Kjo vërtetohet qoftë në menaxhimin e projekteve aty për aty, qoftë në investimet kapitale, qoftë në projektet politike. Pra, pothuajse janë të pazëshëm brenda ekzekutivit”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se partia e tij përbëhet nga më shumë vendbanime, ndërsa ai mund të flasë më shumë për Shkupin, ose për degën e BDI-së në Çair.
“Mendoj se Grubi dhe Osmani nuk janë ata të cilët mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibilte elektoratin e BDI-së në Shkup”, tha Mexhiti duke përmendur se ka pakënaqësi brenda strukturave partiake në lidhje mosdebatin brenda partisë./Telegrafi/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare