Google ADS

Meta takon Musliun, thekson rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve

17:14 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, njëkohësisht dhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, Jonuz Musliu.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se Meta në takim theksoi rëndësinë që përfaqësuesit politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës të jenë edhe më bashkëpunues për interesat e tyre kombëtare dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginë.

“Meta theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore. Kjo gjë do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës, sidomos në arsim, punësim, infrastrukturë dhe shërbime ndaj qytetarëve. Presidenti Meta theksoi se një pjesëmarrje më aktive e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, si dhe një bashkëpunim më efikas i faktorëve politikë do të rriste ndjeshëm shkallën e përfaqësimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet vendore dhe qendrore”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se Meta dhe Musliu ndanë pikëpamje të njëjta se shqiptarët e Luginës duhet të konsiderohen si ura lidhëse mes popujve, “ndaj dhe respektimi i të drejtave të tyre pasuron e zhvillon marrëdhëniet midis dy vendeve të rajonit.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme