Presidenti i vendit Ilir Meta në intervistën e tij dhënë eksluzivisht për “Albanian Daily News” ka folur edhe për referendumin që qeveria Zaev do të zhvillojë më 30 shtator në shtetin fqinj Maqedoni.
Meta mes të tjerave ka theksuar se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm si në procesin e ndryshimeve të brendshme e kohezionit politik e social ashtu edhe në procesin euroatlantik të Maqedonisë. Prandaj presidentit i Shqipërisë u bën thirrje bashkëkombësve në vendin fqinj, “që të marrin pjesë në referendumin e datës 30 shtator dhe të votojnë pro marrëveshjes, për të çelur një kapitull të ri jo vetëm në dobi të integrimit të Maqedonisë, por edhe në të mirë të ardhmes së tyre në këtë vend”.
“Integrimi i rajonit në BE dhe në NATO është një proces i rëndësishëm dhe jetik për të ardhmen e tij. Maqedonia ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm, të favorshëm dhe optimist, pas një periudhe të gjatë stanjacioni në marrëdhëniet me Greqinë, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.
Pa asnjë mëdyshje ne kemi mbështetur dhe nxitur dialogun e drejtpërdrejtë mes Athinës e Shkupit me bindje të plotë se kjo është rruga më e mirë për të çuar përpara dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur të procesit të tejzgjatur integrues të Maqedonisë.
Marrëveshja e arritur me Greqinë për emrin hap një perspektivë të re, është një hap pozitiv i Maqedonisë drejt anëtarësimit të saj në NATO, integrimit në BE dhe ndikon drejtpërdrejt në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm si në procesin e ndryshimeve të brendshme e kohezionit politik e social ashtu edhe në procesin euroatlantik të Maqedonisë.
Ai ka sërish mundësinë të rikonfirmojë qëndrimin e palëkundur të tij pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE duke u angazhuar seriozisht dhe me të gjitha energjitë për suksesin e këtij referendumi. Suksesi i këtij referendumi është një fitore e forcave dhe frymës integruese, evropiane dhe euroatlantike kundrejt tendencave arkaike, anti-evropiane dhe anti-NATO jo vetëm në Maqedoni por në të gjithë rajonin tonë.
Ndaj besoj e njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e datës 30 shtator dhe të votojnë pro marrëveshjes, për të çelur një kapitull të ri jo vetëm në dobi të integrimit të Maqedonisë, por edhe në të mirë të ardhmes së tyre në këtë vend” ka thënë presidenti Ilir Meta për “Albanian Daily News” pas pyetjes për situatën dhe pritshmëritë në Maqedoni.
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...