Një mësues i shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit ka rrahur nxënësin e tij, pasi që ai me shokët e tjerë po talleshin duke improvizuar ngjarjen e rrahjes së deputetëve më 27 prill, raporton TV Telma.
Dejan Karanfiloski, babai i djalit të rrahur thotë se derisa nxënësit po talleshin, ngjarjen e ka parë arsimtari i informatikës, i cili e ka goditur djalin e tij duke i thënë se kështu e kanë rrahur Ziadin Selën, shkruan ina.
“Në një moment i është afruar arsimtari dhe i ka thënë djalit tim se ti je LSDM, e përgjigja ka qenë po. Më pastaj ai e ka goditur me shuplaka duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Sela”, ka shpjeguar Karanfiloski. Prindi ka kërkuar që shkolla të ndërhyjë në këtë rast, që është paraqitur edhe në polici.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...