Google ADS

Mësoni sa vlen tani Mercedesi që u ble 600 mijë euro nga Gruevski

00:44 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Të dhënat deri tek të cilat ka arritur 24Vesti thonë se çmimi i Mercedesit qeveritar që ka kushtuar 600 mijë euro, tashmë ka rënë në 200 mijë.

Jozyrtarisht, kaq është vlerësuar kjo veturë nga ana e Byrosë për ekspertiza gjyqësore.

Nga Qeveria nuk japin asnjë informatë zyrtare rreth këtij vlerësimi, por thonë se procesi i tjetërsimit të këtij automjeti ka filluar, dhe se janë duke u kryer vlerësimet.

MPB-ja kishte deklaruar se vetura do të shitet dhe me ato para do të blihen autoambulanca./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme