“Falënderimet e sinqerta që kemi arritur në këtë Bajram, të viti 2019 gjegjësisht 1440, sipas Hixhretit, i takojnë Allahut (xh. sh.), Krijuesit të Gjithësisë. Atij t’i lutemi, e t’i përgjërohemi, që të na pranojë agjërimin që bëmë në këtë Ramazan”, u shpreh kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“Zoti i Madhërishëm prej nesh kërkon QË TË DËSHMOJMË dhe, pasi të kemi bërë dëshminë, t’i kryejmë ibadetet tjera. Cila është DËSHMIA më e mirë? Gjatë Ramazanit që po përcjellim, ka qenë agjërimi si shenja më dalluese e kësaj dëshmie, namazi dhe të gjitha ibadetet tjera. Mbi të gjitha, ka qenë raporti i përditësuar me Allahun e Madhërishëm dhe me Zotin e Gjithësisë, që shërben që kjo lidhje, e vënë rishtas, në një kontekst kaq fisnik, siç është Muaji i Bekuar, të zgjerohet në tërë vitin. Dhe, unë jam i sigurt që besimtari ynë këtë do ta bëjë”, tha Rexhepi. .
“A nuk ka kënaqësi më të madhe se sa t’i japësh vetes atë që na mëson Kurani i Shenjtë, që na mëson Sunneti i Pejgamberit të ndritur, Muhamedit (a. s.) përmes ibadeteve të bëra gjatë këtyre ditëve të Ramazanit të bekuar: të kujdesemi për familjen, të kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë, të jemi faktorë të vetë ekzistencës në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse në të kundërtën DËSHMIA do të mungonte. Të gjitha këto kërkojnë sprovime, përkushtim, flijim dhe sinqeritet shpirtëror, larg të këqijave me të cilat na ngacmon shejtani, larg mynafikut dhe punëve të pista që mund të bëjë një krijesë dykëmbëshe larg Allahut (xh. sh.) dhe pejgamberëve të Tij”, vazhdoi më tej Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së, sipas të cilit Bajrami i Ramazanit është dita kur ne i drejtojmë falënderimet tona Krijuesit Mëshirëplotë për mundësinë që na e dha për pastrimin tonë fizik e shpirtëror, për të arsyetuar DËSHMINË e jetës dhe të vdekjes sonë dhe për të treguar se në këto dimensione jemi gjithnjë pranë Zotit të Madhërishëm, jemi pranë të varfërve, të sëmurëve, jemi pranë fëmijëve pa prind -jetimëve dhe të atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...