Merko: Në Strugë nuk uzurpohen plazhet

13:24 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Sipas kreut të komunës së Strugës, Ramiz Merko, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Gordan Sugareski nuk është i njoftuar mirë me gjendjen reale në bregut liqenit të Strugës duke e ftuar që bashkërisht të udhëtojnë në këtë anë të liqenit.

Merko thotë se në bregun e liqenit të Strugës nuk ndërtohen objekte ilegale dhe se nuk uzurpohen plazhe. Sipas tij, për t’u zhvilluar turizmi është e domosdoshme rregullimi i bregut, prandaj është kundër prishjes së rivierës së Strugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më japin vërejtje se nuk janë hequr platformat në Radozhdë, nëse i heqim ato 5-6 platforma, do të migrojë i gjithë shteti, t’i ndihmojmë ata njerëz që jetojnë nga peshkimi, të mos i rrënojmë objektet e tyre”, tha Merko.

Këto reagimi të kreut të Strugës vijnë që kur ministri Goran Sugareski njoftoi se pas ndërmarrjeve të kompetencave mbi plazhet nga ana e shtetit, do të hiqen të gjitha ndërtimet ilegale në bregun e liqenit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme