Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se se Serbia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.
“Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Berlin.
Përpara takimit me dyer të mbyllura, Merkel tha se dëshiron që “këto bisedime t’i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë”.
Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t’i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.
“Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë “një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së”./Top Channel
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën