Merkel: Maqedonia dhe Greqia dinë se çfarë të japin për të arritur marrëveshje

14:40 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet, porse nuk ka ndikim pozitiv, nëse bëhet trysni mbi këtë proces.

Merkel tha se ka përshtypjen që palët kanë interes ta zgjidhin çështjen dhe kjo paraqet një parakusht të mirë, duke shtuar se të dy palët kanë një sjellje të përgjegjshme, dhe se të dy palët dijnë se çfarë mund të ofrojnë për t’u arritur një ujdi dypalëshe.

Sipas saj, kompromiset janë të dhimbshme, por të patjetërsueshme./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme