Merkel konfirmon përparimin e bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit

15:50 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka konfirmuar se ka një përparim në bisedimet për çështjen e emrit, ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Këtë e ka bërë të ditur në konferencën përmbyllëse për media, në përgjigjet e dhëna për gazetarët.

“Bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë kanë ecur mirë dhe është bërë përparim i theksuar. Çështja e emrit të Maqedonisë është e rëndësishme”, ka deklaruar Merkel./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme