Ish-ministri Vele Samak mbledhjen urgjente të BE-së për krizën e re të emigrantëve e ka cilësuar si tentim për shpëtim të kancelares gjermane Angela Merkel, nga kriza e cila pritet së shpejti të kaplojë kontinentin evropian.
Samak thotë se në mbledhje Angela Merkel ka kërkuar të ndërtohen qendra pranuese për emigrantët në vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa si kthim ata të marrin data për fillimin e bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mini-samiti për shpëtim të Merkelit nga migrantët: Merkel do të kërkojë azil-qendra në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, ndërsa si kthim do të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE. Për shkak të marrëveshjes delikate, Maqedonia nuk përmendet publikisht”, ka shkruar Vele Samak.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...