“Është e paligjshme dhe e pabazë masa e paraburgimit për ish drejtorin e DSK-së deri në përfundimin e dënimit me burg sepse deri tani nuk ka bërë asnjë shkelje të ndonjë mase e cila ka qenë e shqiptuar nga ana e gjykatës”.
Kështu shprehet avokati i Mijallkovit Lupço Shvërgovski, në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit ku u bisedua për paraburgimin e Mijallkovit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, me 3 vjet burg për rastin “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me parregullësi ligjore. Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg për këtë rast, është i vetmi që nuk ka paraqitur ankesë për masën e caktuar të kujdesit.
Përveç ankesave për paraburgimin e Sasho Mijalkovit dhe Bedridin Ibraimit, avokatët mbrojtës gjithashtu parashtruan ankesë kundër masave të caktuara parandaluese ndaj të dënuarve të tjerë në këtë rast, Vlatko Sajkovski, Sasho Sërtev dhe Aneta Stefanovska./shenja
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin