Analisti nga Maqedonia Kim Mehmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka analizuar gjendjen e tanishme të Maqedonisë dhe koalicionin qeveritar të formuar nga opozita, shkruan Arbresh.Info.
Ai koalicionin e ri në krye me BDI-në e ka quajtur ‘koalicion të krimit e hajnisë’.
“Kur BDI’ja do bëhet pjesë e qeverisë së LSDM’së, askush dhe me asgjë nuk do mund ta prish ‘koalicionin e krimit dhe hajnisë”, ka thënë Mehmeti.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
“Ne shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë kemi pasur pushtetarë, por jo edhe shtet! Dhe sa më i ulët ka qenë morali dhe njerëzorja e politikanit shqiptar, aq më i lartë ka qenë posti shtetëror që i është ndarë atij! Si do qoftë, le të jemi të vëmendshëm, ngaqë edhe tani, kur BDI’ja do bëhet pjesë e qeverisë së LSDM’së, askush dhe me asgjë nuk do mund ta prish ‘koalicionin e krimit dhe hajnisë’ mes VMRO-DPMNE’së dhe funksionarëve të kësaj partie shqiptare, e të cilët tani sillen thuajse të tjerët, e jo ata, ishin pjesë e regjimit kriminel DPMNE-BDI! Dhe nëse deri dje, BDI-ja na akuzonte për bashkëpunëtorë të LSDM’së dhe tradhtarë, vetëm pse e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, tani e tutje, do na shpallë spiun të DPMNE’së dhe antishqiptarë, vetëm pse themi se kriminelët dhe hajdutët e BDI’së, janë njësoj të përdorshëm për gjitha partitë maqedonase, përfshi edhe LSDM’në!” (Kim Mehmeti)./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin