Nga dita e hënë do të filloj të aplikohet doza e tretë e vaksinës “Pfizer “ për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç, për pacientët me imunitet të dobët dhe për të gjithë punonjësit shëndetësor pavarësisht moshës.
Vaksina “ Pfizer” si dozë e tretë, do të merret nga këta qytetarë pa mare parasysh se llojin e vaksinës që kanë marrë në në dy dozat e para , por duhet të kalojnë së paku 6 muaj prej dozës së dytë.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë marrjen e dozës së tretë . Mjeku Zlate Mehmedoviq thotë megjithatë, se theks i veçantë në këtë moment duhet t’i vihet personave mbi 56 vjeç të cilët nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.
“Bëhet fjalë për përforcimin e imunitetit me “Pfizer/ BioNTech”. Edhe FDF vërejti se ka zbrazëtira në sistemin vaksinal te ata persona mbi moshën 65 vjeç . Ndoshta prioritet në këtë është vaksinimi i personave mbi 56 vjeç që nuk kanë marrë dozën e parë dhe të dytë, para se te përforcohet imuniteti i të tjerëve. Kapaciteti i shëndetësisë do të ngarkohet për aplikimin e dozës së tretë dhe kjo nuk mund të bëhet pa angazhim shtesë të personelit“, thotë mjeku Zlate Mehmedoviq.
Më shumë se 1.4 milion doza vaksinash janë aplikuar në vend deri më tani. Mbi 703 mijë qytetarë janë rivaksinuar, por interesi për marrjen e dozës së parë po zvogëlohet.
Agjencia Evropiane e Barnave , në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç.
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...