Mehmedi: Ivanov shkeli Kushtetutën me dy këmbët, Maqedonia në prag të luftës civile

18:06 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Vendimi i presidentit të Maqedonisë, George Ivanov për të mos ia dhënë mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka ngritur tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

E analistët vlerësojnë se Maqedonia gjendet në krizën më të thellë, në historinë e saj.
Analisti Qani Mehmedi, thotë për KosovaPress se presidenti i Maqedonisë me vendimin e marrë, ka shkelur Kushtetutën me dy këmbët dhe se Maqedonia tashmë gjendet në prag të një lufte civile.
“Maqedonia është në krizën më të madhe që ka qenë ndonjëherë në historinë e vet si shtet i pavarur. Maqedonia pra është në prag të një lufte civile. Vendimi i president të Maqedonisë George Ivanov mos me ia dhanë mandatit shefit të opozitës, njeriut të dytë që ka fituar zgjedhjet në Maqedoni, do të thotë shkelje me dy këmbë të kushtetutës së Maqedonisë. Përpjekja e Ivanovit, që topin me e hudh tek shqiptarët, kinse një shtet fqinj ka bërë atë deklaratë, që ishte deklaratë e rëndësishme, por ishte deklaratë mes partive politike shqiptare, e cila nuk kalon në asnjë pikë dhe asnjë presje kornizën marrëveshje të Ohrit. Tashti pse kjo iu duhet përsëri, mirë e thoshte Ali Ahmeti në reagimin e menjëhershëm, se tani është shumë me rëndësi, që problemin brenda etnik në mes të VMRO-së SDS mos të kaloi në problem shqiptaro-maqedon, për shkak se maqedonasit nëpër rrugët e Shkupit dhe qytete tjera të Maqedoni së, po përpiqen me çdo kusht, që të krijojnë një konflikt shqiptaro- maqedon. Unë jam i bindur që shqiptarët janë pjekur dhe janë ngritur në atë shkallë, sa ta kuptojnë këtë dhe me asgjë të mos provokohen për një konflikt”, tha ai.
Mehmedi thotë se për të dalë nga kjo gjendje, duhet intervenim ndërkombëtar, pasi që Maqedonia, nuk ka kapacitet për të dalë prej kësaj krize.

“Maqedonia nuk ka kapacitete të dal prej kësaj krize. Duhet një intervenim ndërkombëtar. I çfarë llojit do të jetë ai intervenim do ta shohim. Unë pres duke u nis prej tani, që shefja e diplomacisë evropiane Mogherini vjen në Shkup, e në ditët e ardhshme pres një impenjim të faktorit të rëndësishëm të Brukselit dhe Washingtonit, për zgjidhjen e problemit. Për shkak se shihet hapur që Maqedonia ose shkon kah shkapërderdhja ose i duhet një injeksion ndërkombëtar, që të dal nga kriza, ku ka rënë vet me fajin e dy subjekteve politike kryesore atje”, tha ai..
Edhe Xhelal Sfeçla, nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për KosovaPress se me vendimin e Ivanovit, është shpërfaqur politika shoviniste, në raport me shqiptarët.
“Vendimi i kryetarit të Maqedonisë Ivanov, veç sa shpërfaq politikën e këtyre forcave, politikë e cila është shoviniste në raport me shqiptarët dhe tregon natyrën e vërtetë të shtetit të Maqedonisë, i cili qëndron ashtu si është në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të drejtave të tyre, si qytetar të barabartë të Maqedonisë, siç do të duhej të ishin. Kjo është një vazhdimësi, vetëm se ka shpërfaq pak më fort, pak më qartazi qëndrimin e Ivanovit dhe forcës prej nga vjen ai VMRO DPMNE, se si ata e mendojnë raportet e maqedonasve dhe shqiptarëve, pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe se si mendojnë që Maqedonia duhet të dukej në të ardhmen”, tha ai..

Ndërsa thotë se shqiptarëve në Maqedoni, më shumë se kurrë, i duhet përkrahja e Prishtinës dhe Tiranës.

“Është një tensionim i ri i situatës në Maqedoni. Ne mendojmë se shqiptarët më shumë se kurrë duhet të behën bashkë. Ne mendojmë që atyre si kurrë më shumë Tirana, duhet t’i përkrahë edhe Prishtina edhe pse jemi skeptikë, në autoritetet e Prishtinës, për shkak se ata gjithmonë duke marrë parasysh paradigmën e stabilitetit më shumë kanë mbrojtur anën e këtyre forcave maqedonase se sa të drejtën e shqiptarëve…Dalja nga kjo situatë, është këmbëngulësia e shqiptarëve, për të kërkuar ato të drejta që iu takojnë. Këta assesi nuk duhet të lejojnë që Gruevski të krijojë Qeveri. Assesi nuk guxojnë të lejojnë që kjo shtypje të vazhdojë, por të organizohen sa më fuqishëm, të lidhen mes vete sa më shumë, të kërkojnë ndihmën dhe të marrin ndihmën nga Tirana dhe Prishtina, në mënyrë që edhe këto forca maqedonase të kuptojnë se nuk ka Maqedoni, pa barazi me shqiptarët, apo pastaj duhet mendohet për opsionet tjera”, tha ai.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Ivanov. Ai ka thënë se me këtë vendim Ivanov, ka varrosur demokracinë. Sipas tij pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të këtij shteti.

“Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtet formues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, thuhet në reagimin e presidentit Thaçi.

Dje kryetari i Maqedonisë George Ivanov, në një konferencë për shtyp ka thënë se “platforma është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.

Ivanov ka thënë se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.

Ivanov thotë se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.
“Në vend që ta hedhin poshtë, disa menjëherë filluan që me atë të tregtojnë. Për të ardhmen e shtetit nuk mund të diskutohet. Pranimi i platformës së huaj është e dënueshme. Nga faktori ndërkombëtarë pres që ta dënojë të njëjtën”, ka thënë Ivanov, duke shtuar që “qytetarët le të flenë rehat pasi që ai nuk do t’ia jep mandatin Zaevit”

Ivanov ka njoftuar se shumica parlamentare është arritur, por sipas ekspertëve juridik, të rëndësishme janë afat dhe të respektohet neni 90 i Kushtetutës, sipas tij, është e patjetërsueshme që pushteti të jetë legal dhe legjitim.
Përndryshe, Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, http://portalb.mk/374155-mesazhi-me-i-ri-i-gruevskit-ne-lidhje-me-qeverine-e-mundshme-bdi-lsdm/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme