Mediat serbe shkruajnë për festën që po bëhet në Malin e Zi pasi Gjukanoviq do të jetë në opozitë dhe partitë-pro serbe do të jenë në pushtet.
“Mali i Zi është zgjuar, të shenjtit duhet ta mbrojnë veten”, janë disa nga mesazhet që publikojnë mediat serbe nën titujt: “Flamuri serb valvitet përsëri në Malin e Zi’.
Milo Gjukanoviq do të jetë në opozitë pasi tri grupimet opozitare janë bashkuar për t’ia marrë pushtetin. Partitë pro-serbe kanë marrë përkrahjen edhe të partisë së shqiptarit, Dritan Abazoviq.
Abazoviq në zgjedhjet e djeshme me koalicioni “E zeza mbi të bardhën” mori 5.57 të votave.
Ndërkaq në një takim të mbajtur sot mes liderëve të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, sipas Vijestit, liderët janë pajtuar shpejtë për disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme./expres/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër