Shefi i antidrogës së Ulqinit në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç mund të jetë arratisur në SHBA, menjëherë pasi kuptoi se anëtarët e një grupi kriminal që kontrabanduane rreth dy tonë e gjysmë marijuanë e nxorën zbuluar si një nga ‘lidhjet’ më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë.
Kjo është pista e re që po qarkullon në mediat malazeze, ku ndër të tjera sqarohet se kalimi i Elezoviç në Shqipëri nuk është regjistruar në asnjë nga pikat kufitare. Dyshimet për lidhjet me trafikun e drogës lindën pasi ai përdori taktikën e kalimit të paligjshëm të kufirit që zakonisht përdoret nga kontrabanduesit.
Kujtojmë se zhdukja e Rudolf Elezoviç u raportua një javë më parë, kur policia njoftoi kërkimin e tij si një person i zhdukur.
Sipas burimeve të “Dnevni novini”, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale, që janë në Shqipëri duke i siguruar atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.
Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person, i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.
Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezović i parandaloi ato dhe u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar./tch/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit