Mediat greke raportojnë se u arrit marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë

19:30 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, pritet të jetë kyçe dhe të qartësojë para opinionit nëse palët kanë tejkaluar dallimet për emrin dhe nëse janë pranë arritjes së marrëveshjes për mbylljen e kontestit të emrit.

Megjithatë, edhe pse e paralajmërua prej disa ditësh, kjo bisedë akoma nuk po ndodh dhe Qeveria e vendit nuk ka dhënë akoma detaje konkrete se si do të veprojë në lidhje me këtë proces.

Disa prej mediave greke shkruajnë se kjo bisedë do të ndodh sot, ndërsa të tjerë theksojnë se mbyllja e kontestit shumëvjeçar mes palëve është çështje ditësh. Sipas tyre, erga omnes është çështja kryesore për të cilën Athina pret përgjigje pozitive nga kryeministri Zaev, ndërsa emri që është dakorduar, siç raportojnë mediat e Greqisë, është “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Nga ana tjetër, partia opozitare greke Demokracia e Re, ka kërkuar nga MPJ e Greqisë që të informoj rreth informatave të ish ministrit të Jashtëm, Antonio Milloshoski, i cili para disa ditëve nëpërmjet rrjetit social Facebook, tha se palët do të nënshkruajnë marrëveshje deri të premten.

DEMORKACIA E RE

“Qëllimi i zotërinjëve Cipras dhe Kocias, është dukshëm të sjellin vendin dhe qytetarët para aktit të kryer. Edhe njëherë e paralajmërojmë kryeministrin: Nuk posedon legjitimitet politik për ta detyruar vendin dhe do të ketë përgjegjësi tërësisht politike nëse pajtohet për marrëveshje që do të përfundoj mbi interesat e Greqisë”.

Nga MPJ e Greqisë i janë përgjigjur opozitës greke se nuk është kompetente për të informuar për deklaratat e VMRO DPMNE-së.

MPJ E GREQISË

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk është kompetente, aq më pak nuk ka obligim për të informuar Demokracinë e Re për deklarata nga opozita e IRJM-së, partia simotër e Demokracisë së Re në Partinë Popullore Evropiane, ku duhet të drejtohet”.

Protestat e mbrëmshme që u mbajtën në veri të Greqisë “për mbrojten e karakterit grek të Maqedonisë” kanë kaluar në atmosferë të qetë. Në mbledhjen qendrore të organizuar në qytetin Pella ka pasur më pak se 2000 njerëz, ndërsa është paralajmëruar që më 8 korrik të mbahet një tubim i madh në Athinë. /SHENJA

https://www.youtube.com/watch?v=MvW3pF-8FW8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme