Mediat greke: “Optimizëm në Bruksel për zgjidhjen e çështjes së Shkupit”

12:15 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Optimizmi është rritur nga Mogherini dhe Zaev se do mundet të gjendet zgjidhje e problemit të emrit, ka qenë në fokusin e mediave greke në raportimin për takimin e mbrëmshëm në mes kryeministrit Zaev dhe përfaqësueses së lartë për Politkë të Jashtme të BE-së dhe komisionerit për zgjerim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Komisari për zgjerim e ka hapur derën e Bashkimit Evropian për IRJM” “Ka optimizëm për zgjidhjen e emrit u shprehën Mogherini dhe Zaev”, Hahn: IRJM e ka merituar rekomandimin e BE-së për fillimin e bisedimeve”, “Optimizmi në Bruksel për zgjidhjen e problemit të Shkupit” janë pjesë e citimeve në mediat greke, duke mos komentuar dhe analizuar, por vetëm duke marr tekstet e agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA.

“Optimizëm se do mundet të gjendet zgjidhje për problemin e emrit, u shpreh përfaqësuesja e lartë BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, pas takimit në Shkup me kryeministrin e IJRM-së, Zoran Zaev. Përsëri, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së nuk deshi të parashikoj se çfarë vendime do të mund të merrej në Samitin e BE-së në fund të muajit qershor, në lidhje me mundësinë dhe dhënies së datës IRJM-së për fillimin e bisedimeve me BE-në, shkruan agjencia e lajmeve greke, në tekst u publikuan edhe deklaratat e Zaev dhe Mogherini. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme