Mediat në gjuhën gjermane parashikojnë përfundim të paparashikueshëm të takimit të sotëm të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së në lidhje me datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell “Deutche Welle”.
“Dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut, të kuq për Shqipërinë?”, është titulli i portalit “Euroaktiv” në gjuhën gjermane.
Portali vlerëson se nuk do të merret vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave me të dyja vendet, sepse pritet votimi në Bundestagun e Gjermanisë. Por, diplomatët evropian thonë se ekziston konsensus “që t’i jepet dritë të gjelbër Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shqipëria të luftojë për pajtimin me 28 vendet”.
“Një diplomat thotë se veçanërisht Italia insiston në atë që të dyja vendet t’i fillojnë së bashku bisedimet me BE-në”.
“Por ndarja e të dyja vendeve si duket është më e besueshme, sepse euroskeptikët, në radhë të par Gjermani dhe Holanda, si duket janë të gatshme që të miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, shkruan “Euroaktiva”.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...