Mediumi online i Beogradit “alo” ka publikuar sot një shkrim, me të cilin ai pretendon të zbulojë paraskenat e prapaskenat e skandalit më të ri ndërmjet Maqedonisë e Serbisë. Në këto skena, natyrisht, aktorë janë edhe shqiptarët ndërsa informata për të gjitha këto, ky medium gjoja i ka marrë edhe nga burimet greke.
Sipas këtyre burimeve Kosova e Maqedonia do të bashkoheshin për t’iu hapur më pas rruga e krijimit të Shqipërisë madhe. Por këtë nuk do lejojë Greqia, e cila sipas këtij portali, tashmë ka stacionuar tanket e ushtrinë në kufi me Shqipërinë, transmeton Koha. net.
Ky është shkrimi i këtij medium“:
“ Shërbimi sekret grek (EYP) ka tërhequr vëmendjen për përshkallëzimin e konflikteve dhe kaosit në Ballkan dhe për atë se kryeministri maqedonas Zoran Zaev me ish-luftëtarë të UÇK-së, me jeniçerë serbë e me mentorë nga ambasada angleze e amerikane, kanë vendosur ta stopojnë planin e Aleksandër Vuçiqit në „dialog për statusin e Kosovës”.
E gjitha ka filluar kur Kisha Ortodokse maqedonase u vu në dispozicion të klerikëve shqiptarë në mënyrë që Kosova para anëtarësimit në UNESCO-s të ketë dëshmi se ka tempuj.
Faza tjetër, do të ishte fshirja e vendkalimeve ndërmjet Maqedonisë e Kosovës e pastaj të dyja këto në NATO do të hynin bashkërisht, përcjell Koha.net. Në atë moment, Maqedonia do ta ndërronte emrin. Serbia kështu, në kufijtë e saj jugorë, do ta kishte ushtrinë e NATO-s dhe atë vetëm 90 kilometra larg qendrës humanitare ruse, ndërsa praktikisht do të mbetej pa krahinën e saj jugore.
Për shkak të këtij plani, Perëndimi ka insistuar që UNMIK të tërhiqet nga Kosova. E kryeministri shqiptar Edi Rama, si financues i madh i gjithë këtij projekti, me dy hapa, do ta krijonte Shqipërinë e madhe për të cilën ëndërron! Maqedonia gjendet në rrethin e veçantë të këtij katrori gjeopolitik. Me realizimin e kërkesave nga platforma shqiptare do të krijohej shteti dy kombesh, në të cilin nuk do të kishte vend për serbët, turqit, romët e maqedonasit do të vinin në situatë për t’u bërë minoritet, sepse me shqiptarët nga Kosova ,shqiptarët bëhen shumicë! Për këtë arsye Greqia tashmë i ka stacionuar tanket dhe ushtrinë në kufi me Shqipërinë”.
Këto lajme gjoja për këtë portal i ka pohuar edhe Vasilios Provelegios, të cilin “alo” e prezanton si kryetar të Partisë qytetare të grekëve të Serbisë.
“Ne duhet të kemi përgjigje për atë që po ndodh në rajonin tonë. Sa i përket Greqisë, jam i sigurt se dëshirat shqiptare për zgjerim do të mbeten ëndrra të papara dhe ne shumë shpejt do të shohim përgjigje në provokime të tille. Nuk duhet ta lëmë këtë rast që të mos kundërreagojmë dhe këtë duhet bërë me hapin që do të shkatërronte të gjitha aksionet që po zhvillohen aktualisht pas shpinës sonë e marrë para sysh se kjo çështje është mbinacionale ndaj të cilës kemi edhe mirë përgjigje. Partia qytetare e grekëve të Serbisë, ndër të tjera, angazhohet për lidhje të ngushtë të popujve ortodoksë me të gjithë parametrat. Vetëm kështu të organizuar dhe me numër të madh, me potencialin serioz ushtarak e ekonomik do t’ia dalim t’i sigurojmë shtetet tona, paqen dhe pozicionin e negociatorit aktiv në vatrat tona shekullore!“
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...